Arsenali provon përsëri për Perisicin

Futboll

Arsenali provon përsëri për Perisicin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 07:58
Ivan Perisic

Arsenali thuhet se po tenton përsëri për transferimin e Ivan Perisicit nga Interi.  

Klubi londinez ishin të interesuar në anësorin e krahut të majtë në afatin e janarit, por një marrëveshje nuk u materializua kurrë.

Megjithatë, Arsenali ka rinovuar interesin e tyre për yllin kroat dhe lojtari është shumë më i zellshëm për një lëvizje në Emirates.

Sipas mediumit FC Inter News, Arsenali ka bërë një qasje të re për të nënshkruar me Perisicin nga Interi.

Edhe Perisici thuhet se pëlqen më shumë lëvizjen te Arsenali sesa tek Leicester City apo Wolves, pasi këto janë dy skuadrat e vetme të interesuara për të deri tani.

Në anën tjetër, Nerazzurrët janë të interesuar ta fusin kroatin në marrëveshjen për transferimin e Romelu Lukaku nga Manchester Unitedi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat