Coutinho: Kam zhgënjyer shumë njerëz te Barcelona!

Futboll

Coutinho: Kam zhgënjyer shumë njerëz te Barcelona!

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 09:50
Phelipe Coutinho

Phelipe Coutinho ka shënuar dy gola në ndeshjes hapëse të Kupës së Amerikës së Jugut të cilën Brazili e fitoj me rezultat 3-0.

Ylli brazilian ka thënë pas ndeshjes se është i lumtur për golat pas formës së dobët që kishte te Barcelona.

“Nuk kam shumë për të thënë. U jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen që më kanë dhënë deri më tani. Kam kaluar kohë të vështirë këtë edicion.

Mund të kem zhgënjyer njerëz te Barcelona sepse nuk kam dhënë atë që është pritur nga unë. Por, ky është futbolli. Unë jam duke punuar shumë për tu përmirësuar” ka thënë Coutinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat