Liria në borxhe të mëdha, ja kujt i kanë borxh

Futboll

Liria në borxhe të mëdha, ja kujt i kanë borxh

Nga: K. G. Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:57
Liria në borxhe të mëdha, ja kujt i kanë borxh   

Klubi me renome i futbollit Liria nga Prizreni po noton në ujërat e turbullta dhe një Zot e din se kur do të dalin nga kjo gjendje e rëndë, e cila ka rënë edhe nga shoqëria e më të mirëve, kështu që në edicionin e ri garon në Ligën e Parë të Kosovës.
“Me rastin e përfundimit të sezonit futbollistik 2018-2019 dhe ngjarjeve të fundit që lidhen me klubin, ndjejmë për obligim që të japim sqarime në lidhje me  situatën aktuale në klub, që besojmë se edhe pasojat që na dërguan deri në humbjen e statusit të klubit nga Superliga e Kosovës.
Klubi i futbollit “Liria”, që nga data 18.06.2018 udhëhiqet nga kryetari Ilijaz Ilijazi, të cilit i është besuar posti i të parit të klubit në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të “KF Liria”.
Ndërkaq në Kuvendin e Punës të mbajtur më 04.07.2018, u emërua kryesia e re e klubit në përbërje Daver Krasniqi, Lindor Ndrecaj, Mahir Mula, Nurettin Collak, Salajdin Fanaj, Bardhyl Krasniqi e Dionis Dërdovski.
 Në ndërkohë në kryesi ka pasur edhe ndryshime, pasi që janë liruar dy anëtarë të kryesisë: Salajdin Fanaj e Daver Krasniqi, të cilët janë zëvendësuar me: Ferit Sadullahi e Besim Gjambazi.   . 
Fillimisht, gjendja në të cilën e kishim marrë klubin si Bordi i ri menaxhues, ishte e rëndë. 
Borxhet e shumta të akumuluara dhe shkapërderdhja e skuadrës ishin pasojë e keq menaxhimit nga ish Bordi i KF Liria dhe deri në atë kohë kishin mbetur vetëm dy  futbollistë në klub (Qendrim Gashi dhe Ilir Mustafa) nga skuadra e sezonit paraprak 2017-2018. Këtu duhet shtuar edhe lirimin e disa futbollistëve cilësorë nga klubi edhe pse kishin edhe një vit të kontratë valide me klubin deri në qershor të vitit 2019 (Meriton Korenica dhe Roni Gashi).
Na është dashur të sanojmë gjendjen, faktikisht duke u nisur nga fillimi për të mbledhur futbollistë, kryesisht nga rajoni, ish-futbollistë të Lirisë, që kanë qenë nëpër klube të tjera si dhe disa nga Shqipëria. 
Kjo ka qenë menjëherë në korrik/gusht 2018 dhe kemi startuar me përgatitje.  
Në anën tjetër, u ballafaquam me problemin e borxhit që atë kohë kapte shumën prej 148,758.52 euro (shih tabelën e borxhit).  
Borxhi ishte ndaj administratës tatimore, trustit pensional, paga për futbollistë e staf, kontrata, shërbime të policisë, transporti, auditimit etj.
Paradoksi kësaj situate është edhe dhënia e 30.000 eurove huazim nga KF Liria për Klubin e Mundjes për shërbime të cilat nuk ceken nga ish-menaxhmenti. 
Gjithë këto borxhe na kanë vënë në siklet që për pasojë edhe na kanë kushtuar  me mosrezultat dhe mossukses, edhe pse ka pasur angazhim maksimal nga menaxhenti i tashëm i klubit. 
 Më poshtë ju paraqesim detyrime (borxhet) nga ish menaxhmenti deri me dt.18.06.2018 
 
1. Policia e Kosovës….Obligime për sig. në stadium…..818.00 euro 
 
2. A&L FINANCIAL CONS…. Obligime për kontabilitet …..1,750.00 euro 
3. HOTEL ALVIDA ….Obligime për shfrytëzim të hotelit….1,025.00 euro 
4. SHALA TRANS….  Obligime për transport………….. 320.00 euro 
5. BAKERY TILLY…Shërbime të auditimit për 2017…...800.00 euro 
6. MIRI  …..Shpenzime të ushqimit…………………….3.756.00 euro 
7. ORTOMEDICA ….Shërbime për intervenime………..405.00 euro 
8. M.I.K. MEDICAL IMAGE…Shpenzime për inqizime….120.00 euro 
9. EDI&RONI…..shpen.për pllaka, profile etj. …………..300.12 euro 
10. LIBERI 902…shpen.për regullimin e ujit në stadium….1,500.00 euro 
11. EDVAN BAKAJ….Obligimet e kontrates  për 2018…..1,500.00 euro 
 12. ENDRIT VRAPI… Obligimet e kontratës për 2018…..1,000.00 euro 
 13. IRIS SELIMI…Obligimet e kontratës për 2018 ………2,000.00 euro 
 14. JETMIR SEFA…Obligimet e kontratës për 2018…….2,000.00 euro 
 15. MEVLAN ZEKA…Obligimet e kontratës për 2018…..1,500.00 euro 
 16. RROGAT E LOJTAREVE E STAFIT...Për prill 2018……… 17,180.00 euro 
 17. RROGAT E LOJTAREVE E STAFIT…Për maj 2018…….. 18,465.00 euro 
 18. ADMINISTRATA TATIMORE...Tatimi në paga për 2017…. 2,113.00 euro 
 19. ADMINISTRATA TATIMORE...Obligimet nga data 01.01.- 30.05.2018 …..4,176.00 euro 
 20.TRUSTI PENSIONAL…..Obligim i vitit 2017……………4,854.00 euro 
21.TRUSTI PENSIONAL…..Obligim nga 01.01.-30.05.2018…..3,230.00  euro 
23.HIDROREGJIONI JUGOR …Obligim për shepnzime të ujit….11,000.00 euro 
 
24.HUAZIM ABI CENTER…………………….…….20,000.00 euro 
25.HUAZIM JETON KRABA  2016-2018…………….36,400.00 euro 
26.HUAZIM JETON HADERGJONAJ…………….1,000.00  euro 
27.HUAZIM VILLA 100 …………………………….10,500.00 euro 
28.VILA 100…….. obligim mga ushqimi………….1,046.40 euro 
TOTALI:         148,758.52 euro 
Mjetet e para nga Komuna për KF Liria , janë lëshuar me datë: 25.10.2018. Deri në këtë periudhë kemi punuar me shumë vështirësi financiare dhe kemi organizuar punën në klub me huazime, sidomos në transfere të futbollistëve dhe pagesa të tjera që kanë qenë urgjencë e asaj kohe. 
Me shumë mund dhe me ndihmën e  Komunës që ka qenë permanente, kemi  arritur që brenda kësaj kohe të shlyejmë një pjesë të borxhit në vlerë rrethë:71,312.12 euro, thuhet nga FC Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat