Real Madridi i tëri francez, “L’Equipe” publikon formacionin

Futboll

Real Madridi i tëri francez, “L’Equipe” publikon formacionin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:40
Real Madridi

Ferland Mendy është francezi i fundit, që iu bashkua Real Madridit, për shumën e 48 milionë eurove. “L’Equipe”, me këtë rast, ka bërë një retrospektivë, duke ndërtuar një top-ekip të bardhë me përbërje 100% franceze.

Pra, në këtë formacion, janë pozicionuar lojtarët më të mirë francezë, që kanë luajtur dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë në “Bernabeu”. Zgjedhjet janë bërë sipas modulit 4-2-3-1. Bie në sy prania në të e dy Zidane-ve, babait dhe të birit. I pari trajner tashmë, në eksperiencën e dytë të tillë te “Los Blancos”, ndërsa i dyti portier rezervë (Luca).

Mbrojtja përbëhet nga emra të tillë si L.Diarra, Hon, Varane dhe Mendy. Këta dy të fundit janë aktualisht pjesë e mbretërorëve madrilenë. Para mbrojtjes, por që mund të llogariten si mesfushorë difensivë, kanë vendet e tyre Makelele dhe Karembeu. Më përpara, me detyra ofensive, pozicionohen: Kopa, Z.Zidane dhe Benzema. Maja e sulmit i takon Anelka. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat