Xhaka tregon shanset e Kosovës për t’u kualifikuar në Evropian

Futboll

Xhaka tregon shanset e Kosovës për t’u kualifikuar në Evropian

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:52
Granit Xhaka

Granit Xhaka gjendet në Prishtinë për të zhvilluar ndeshjen miqësorë kundër skuadrës së Milot Rashicës.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të 20 aktiviteteve në nder të 20 vjetorit të çlirmit të Prishtinës.

Para ndeshjes në konferencën për media, Granit Xhaka foli edhe për kombëtaren e Kosovës, që sipas tij, është duke zhvilluar ndeshje tejet të mira dhe shpreson që ata të kualifikohen në Evropianin e ardhshëm.

Xhaka: Kosova ka shance të kualifikohet në Evropian

“Unë besoj që Miloti jo vetëm për kombëtaren e Kosovës por edhe në Ëeder Bremen e ka pasur një sezon shumë të mirë, me gola me asistime në lojët e fundit me kombëtare. Ashtu unë vet kam me qenë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë në Leicester, sepse edhe ne luajmë me kombëtaren dy ditë përpara. Jam shumë shumë krenar me këta shok, këta djemë qysh janë duke luajtur. Shancat janë shumë të mirë dhe shpresoj që munden me arrit atë qëllim”, tha Xhaka.

Ndërkaq i pyetur për një ndeshje të mundshme mes Kosovës dhe Zvicrës, ai me shumë vështirësi u përgjigj duke treguar se kjo ndeshje do të ishte shumë e vështirë për t’u përballuar.

Xhaka: Kosovë-Zvicër, ndeshje shumë e vështirë për mua

“Ka qenë një ndjenjë shumë e vështirë, kur kemi luajtur kundër Shqipërisë herën e parë, sidomos kundër vllaut, por nëse na vjen rasti me luajt kundër Kosovës është vështirë, shumë vështirë me ta dhënë një përgjigje sepse prindërit i kam këtu, jam rrit këtu, unë jam lindur në Zvicër por e ndjej veten si shqiptar dhe me luajt kundër Kosovës ka me qenë një ndjenje e veçantë por e kemi detyrë me bo këtë ndeshje dhe si tha edhe Miloti më i miri le të fitojë” , përfundoi Xhaka.

Ndeshja mes yjeve të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat