Lubisha Tumbakoviq që nga data 7 qershor e këndej nuk del asnjëherë të flet publikisht se kush dha urdhër që ai mos ta udhëheq Malin e Zi në duel me kombëtaren e Kosovës.
Tumbakoviq me prejardhje shqiptare por fort i lidhur me serbët, i ka futur veshët në lesh dhe nuk bën zë, nuk tregon se kush e ka kërcënuar përveç Qeverisë së Serbisë! “Ka qarë dhe nuk e ka pas të lehtë”, tha mes të tjera Dejan Saviçeviç për Tumbakoviqin që nuk e kishte guximin ta udhëheq Malin e Zi.
Saviçeviq e ka thënë hapur se u bë naiv që i besoj shumë Tumbakoviqit.
Tumbakoviqi u tregua i pabesë dhe tani për këtë tradhti ndaj Malit të Zi ka gjasa të shpërblehet nga Serbia që të emërohet si selektor.