Pas Galatasaray e Fenerbahce, edhe klubi i madh i Serie A e do Muriqin

Futboll

Pas Galatasaray e Fenerbahce, edhe klubi i madh i Serie A e do Muriqin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:53
Futbollisti Muriqi

Lazio është skuadra e fundit që është vënë pas Muriqit të Kosovës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka zhvilluar një sezon fantastik në Turqi me Rizesporin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadra të mëdha evropiane.

Sipas asaj që raportojnë “ LaLazioSiamoNoi” dhe “Thelaziali.com”, Lazio e ka seriozisht për shqiptarin, që ka shënuar 17 gola me klubin turk, Rizespor.

Drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli tare, mendon se sulmuesi i Kosovës do të ishte blerje perfektë duke parë çmimin që ka, 5 milionë euro kërkon Rizespori.

Nëse Muriqi transferohet në Lazio, ai do të bashkohej disa futbollistë shqiptarë që tashmë gjenden atje; Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Tare duhet të shpejtojë, pasi Galatasaray dhe Fenerbahce janë duke bërë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, për të cilin ofertë zyrtare ka bërë tashmë edhe skuadra franceze, Toulouse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat