Ribery nuk mendon pensionimin: Jam akoma i uritur, dua të luajë edhe për dy sezone - Bota Sot
Ribery nuk mendon pensionimin: Jam akoma i uritur, dua të luajë edhe për dy sezone

Futboll

Ribery nuk mendon pensionimin: Jam akoma i uritur, dua të luajë edhe për dy sezone

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:01
Franck Ribery

Franck Ribery duket se nuk e ka ndërmend t’i jap fund karrierës së tij, edhe pse i dha fund aventurës me Bayern Munich.

Ribery beson se ka akoma shumë për të dhënë nga vetja e tij si futbollist, prandaj nuk është duke e menduar pensionimin.

“Jam akoma i uritur, dhe mendoj se mund të jap akoma disa gjëra” ka thënë fillimisht Ribery, raporton ‘Goal’.

“Për sa kohë që mendoj se mund të jem në nivele të larta me kokën dhe këmbët, unë do të vazhdojë” ka shtuar ish anësori i Bayern.

“Nuk do të bëjë hile. Unë mund të luajë akoma për një skuadër të madhe… Le të mendoj… Dua të luaj për dy sezone më shumë” ishin fjalët francezi.

Për lojtarin së fundmi ka pasur oferta nga Premierliga, por francezi akoma nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...