Napoli me befasinë e merkatos, arrin marrëveshje me Kostas Manolas

Futboll

Napoli me befasinë e merkatos, arrin marrëveshje me Kostas Manolas

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:16
Kostas Manolas

Napoli ka “djegur” konkurrencën e Juventusit dhe Milanit për mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas.

Drejtuesit e klubit napolitan kanë arritur akordin me mbrojtësin grek dhe tashmë pritet të ulen në negociata me klubin kryeqytetas.

Siç shkruan Supersport, klauzola e prishjes së kontratës së Manolas me verdhekuqtë, është 36 milionë euro, shifër të cilën Napoli do të kërkojë ta ndajë duke paguar një pjesë kesh dhe një pjesë me kartonin e mesfushorit Diawara.

Manolas pritet të marrë rolin e titullarit të mbrojtjes, në krah të senegalezit Khalidou Koulibaly, pasi nga Napoli pritet të largohet spanjolli Raul Albiol, i cili është një hap larg Villarealit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat