Llapi nënshkruan me sulmuesin e Superiores

Futboll

Llapi nënshkruan me sulmuesin e Superiores

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:04
Llapi nënshkruan me sulmuesin e Superiores

Llapi bën një goditje të rëndësishme në merkaton e futbollistëve. Skuadra nga Podujeva, që luftoi deri në javët e fundit të sezonit që sapo u mbyll për titullin kampion, ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili e ka zhvilluar një pjesë të karrierës jashtë vendit.

Bëhet fjalë për Sebino Plakun, që do të jetë pjesë e llapjanëve për për edicionin e ri 2019/20. Sebino ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Llapin.

Sebino Plaku, 34 vjeç, i lindur më 20.05.1985, luan qendërsulmues, por mund të bëjë edhe rolin e sulmuesit të dytë, apo të krahut.  Me cilësitë e tij pritet t’i japë një tjetër impuls ekipit llapjan në fazën sulmuese.

Kujtojmë që Plaku gjatë muajve të fundit mbeti pa skuadër për shkak të përjashtimit të Kamzës nga kampionati i Superiores në Shqipëri, ndërsa më parë në karrierën e tij ka luajtur me ekipe të tilla si: Apolonia, Dinamo, Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Korabi Skënderbeu, Partizani e Kukësi. Ka luajtur në dy raste jashtë vendit, e HamKam të Norvegjisë dhe Slask Wroclaw të Polonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat