Klubi italian shpreson tek Baloteli

Futboll

Klubi italian shpreson tek Baloteli

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:38
Klubi italian shpreson tek Baloteli

Parma pasi arriti të sigurojë qëndrimin në Serinë A, po fillon të bëjë lëvizjet e duhura për sezonin tjetër.

Një pozicion ku klubi emilian pritet të ndërhyjë është sulmi. Dëshira e madhe për sulmin është Mario Baloteli. Super Mario zhvilloj një sezon të mirë tek francezët e Marsejës, ku në gjysmë sezonin e dytë arriti të shënojë 6 gola.

Sipas “Sky Sport” Parma ka bërë një ofertë në drejtim të sulmuesit italian por kjo ofertë mendohet të jetë shumë larg kërkesave të lojtarit.

Italianët do të provojnë deri në fund dhe në rast dështimi të arritjes së marrëveshjes, alternativat nuk mungojnë. Një dëshirë tjetër është edhe Andrea Pinamonti i cili shënoi 5 gola me Frosinonen këtë sezon dhe 4 gola me 20-vjeçarët e Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat