Më në fund zbulohet sa cigare i konsumon në ditë dhe sa i kushtojnë ‘duhanxhiut’ Sarri

Futboll

Më në fund zbulohet sa cigare i konsumon në ditë dhe sa i kushtojnë ‘duhanxhiut’ Sarri

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:43
Maurizio Sarri

Trajneri italian, Maurizio Sarri është ndër trajnerët më temperament në botën e futbollit dhe për këtë arsye ai njihet si konsumues i madh i duhanit.

Sarri, i cili është shumë pranë largimit nga Chelsea, do t’i bashkohet skuadrës italiane Juventus në një kontratë 3-vjeçare.

Italiani sa ishte pjesë e skuadrës së Napolit, pinte cigaren edhe në hapësirat e stadiumit, por prej kalimit në Chelsea ai ka përdorur një cigare në formë çamçakëzi dhe që përtypen.

Sipas raporteve të shumta, thuhet se italiani konsumon hiq më pak se 80 copë cigare gjatë një ditë.

Kjo nënkupton se nëse ai është zgjuar për 16 orë, atëherë ai do të pijë 5 copë për 1 orë. Kjo i bie 1 cigare në 12 minuta.

Në angli një pako me cigare kushton hiq më pak se 11 euro e gjysmë, ndërsa nëse llogaritet shuma që Sarri shpenzon për një dit, atëhere i bie që ai hargjon 46 funte nga paga e tij.

Pra, kjo i bie hiq më pak se 1400 funte çdo muaj apo 16.800 funte në vit, shifra marramendëse këto, por jo edhe për një trajner që paguhet 6 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat