Krisje me klubin

Futboll

Krisje me klubin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:43
Krisje me klubin

Tashmë duket se gjithçka ka ardhur në fund. Nuk ka më poste të tjera, apo vazhdim të qëndrimit në shtëpi.

Françesko Toti ka vendosur dhe do i japë lamtumirën e fundit Romës, ditën e hënë. Këtë gjë, do ta bëjë në jë konferencë shtypi, ku do të shpjegojë arsyet e largimit, arsyet që e bënë të merrte këtë vendim të dhimbshëm. Pas largimit të De Rosit, kjo është një tjetër goditje për klubin verdhekuq.

Marrëdhëniet e tij me presidencën amerikane, kurrë nuk kanë qenë të mira, madje në disa raste edhe me përplasje mes palëve. Fakti që tashmë në rolin e drejtuesit, ai sërish nuk ka pasur të drejtë për vendimet në klub, e ka bërë që të mos pranojë të vazhdojë më me Romën. Lëvizjet e fundit, me trajnerit dhe postet drejtuese, kanë bërë që Toti të vendosë për largimin, dhe arsyet, do i bëjë me dije ditën e nesërme, në një konferencë të posaçme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat