Çështja Icardi, zbulohet telefonata mes Conte-s dhe Wanda Nara-s

Futboll

Çështja Icardi, zbulohet telefonata mes Conte-s dhe Wanda Nara-s

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:47
Wanda Nara

Dy ditë më parë, sipas "FcInterNews", Antonio Conte ka marrë në telefon bashkëshorten dhe menaxheren e Mauro Icardi-t, Wanda Nara, për t'i thënë se ai nuk do ta grumbullojë argjentinasin me ekipin për fazën parapërgatitore. 

Conte e konsideron Icardi-n jashtë projektit të tij teknik, por qëndrimi i sulmuesit, siç dihet, është i kundërt me atë të klubit. Wanda është kundërpërgjigjur duke i kërkuar Marotta-s që ta lërë Mauron të largohet me kosto zero. 

Provokimi Nara-s ka pak mundësi që të pranohet nga Inter-i.

Ndërkohë, Juventus mbetet në sfond, me Paratici-n që do t'i ofrojë zikaltërve shkëmbimin me Higuain, plus një shumë parash. Inter, nga ana tjetër, do të vazhdojë të kërkojë kartonin e Dybala.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat