Icardi çdo herë e më afër largimit nga Meazza, Juventus në “pole-position”

Futboll

Icardi çdo herë e më afër largimit nga Meazza, Juventus në “pole-position”

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:11
Mauro Icardi

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për situatën e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Giuseppe Meazza, por në pikëpyetje mbetet destinacioni i tij i ardhshëm.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtuesit bianconerë e kanë vendosur përfundimisht që të tentojnë transferimin e tij, por dëshira e tyre që në marrëveshje të hyjë Cuadrado ose Dybala, edhe pse ky i fundit vështirë të pranojë një gjë të tillë.

Gjithsesi, priten zhvillime të reja ditëve në vazhdim, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat