Zvezdani që e urren Kosovën, ky lojtar i Prishtinës e rrahu në teshatore midis Beogradit!

Futboll

Zvezdani që e urren Kosovën, ky lojtar i Prishtinës e rrahu në teshatore midis Beogradit!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:40
Zvezdani që e urren Kosovën, ky lojtar i Prishtinës e rrahu në teshatore midis Beogradit!

Zvezdan Terziqi e urren Kosovën. Terziqi është president i klubit Cërvena Zvezda nga Beogradi, i një klubit më të urryer. Terziqi akuzohet edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviqi, se ai ia përgatiti skenarin që Ivaniq dhe Stojkoviq mos të paraqiten në fanellën e malazezëve ndaj Kosovës.

Megjithatë, Terziqi ka një kujtim të keq siç bëjnë të ditur burimet tona. “Goran Popuvac, serb, ka luajtur për Prishtinën e gjeneratës së artë, por babai i tij, Nedelko, ka qenë i rreshtuar me shqiptarët në grevën e 3 shtatorit të vitit 1990.  

Gorani në vitet e 90-ta ka luajtur së bashku me Terziqin në OFK Beograd! Dhe, Gorani fort keq e ka rrahur Terziqin në teshatore në Beograd në vitet e 90-ta”, tregon një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Terziqi njihet që ka urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve dhe në fund të nëntorit të vitit të kaluar kishte qenë në një pjesë të Mitrovicës, duke marr pjesë në protestat e serbëve.

Duket se Terziqi ende e ka në mendje kur Gorani e ka rrahur dhe e din se babai i tij ka qenë në rreshtim me shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat