Milan e Arsenal bisedime për një shkëmbim “kokë më kokë” të mesfushorëve

Futboll

Milan e Arsenal bisedime për një shkëmbim “kokë më kokë” të mesfushorëve

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:47
Paolo Maldini

Milan dhe Arsenal kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të mundshëm “kokë më kokë” të dy mesfushorëve.

Bëhet fjalë për Franck Kessie, që luan me Milanin dhe Lucas Torreira, që luan me Arsenal.

Kuqezinjtë janë ata që kanë propozuar këtë shkëmbim, pas kërkesës që trajneri i ardhshëm Marco Gianpaolo ka bërë për të sjellë në Serinë A mesfushorin uruguajan. Gianpaolo e njeh mirë Torreira, pasi e ka patur për dy sezone te Sampdoria.

Për këtë arsye, Milan i propozon Arsenal këtë transferim, me Kessie që do të udhëtonte për në Premier League, për të luajtur me “topçinjtë”. Ndërsa Torreira do të rikthehej në Serinë A pas një sezoni në Angli, por këtë herë për të luajtur me kuqezinjtë.

Të dy mesfushorët kanë moshë të njëjtë (Torreira 23 vjeç dhe Kessie 22), vlejnë njësoj (rreth 45 milionë euro), ndaj kushtet për të bërë të mundur këtë transferim ekzistojnë. Gianpaolo kërkon mesfushorin uruguajan në mesfushë, për t’i besuar organizimin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat