Tronditje, vdes në fushë

Futboll

Tronditje, vdes në fushë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:56
Tronditje, vdes në fushë

Duhej të ishte një ditë feste, por kjo e shtunë qershori do të mbetet gjatë në memorien e familjarës Agnelli dhe tifozëve të Juventusit. Kjo për shkak se një nga pjesëtarët e familjarës së pronarëve bardhezi, Clemente Ferrero de Gubernatis di Ventimiglia ka humbur jetën duke luajtur futboll.

Ka qënë pikërisht organizimi i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili siç bën çdo vit, thërret pjesëtarë të familjes së tij nga e gjitha bota për të luajtur një ndeshje në mitikun torinez "Allianz Juventus".

52 vjeçari po luante kur u rrezua nga një atak kardiak në zemër, transmeton oranews. Reagimi i stafit mjekësor ishte i shpejtë, por Clemente ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Pavarësisht dhimbjes, familja Agnelli bëri edhe një gjest për tu shënuar.

Ata dhuruan organet e tij, si mushkëritë tek pacientët që presin një transplantim të organit jetësor. Ai la gruan Giovanna dhe tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat