“Mendy nuk mundi t’i rezistonte thirrjes së Zidane”

Futboll

“Mendy nuk mundi t’i rezistonte thirrjes së Zidane”

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:59
Ferland Mendy

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka zbuluar se Ferland Mendy thjesht “nuk ka mundur t’i rezistojë” mundësisë për t’u bashkuar me Real Madridin.

Mbrojtësi i majtë është në mesin e lojtarëve që i janë bashkuar Real Madridit këtë verë.

Sipas presidentit të Lyon, është Zinedine Zidane që ka ftuar lojtarin te Real Madrid.

“Po, ishte kërkesa e Zidane”, është përgjigjur Aulas, kur u pyet nëse trajneri i Real Madridit e kërkoi Mendy.

“Kur ai e thirri (Mendy), ai nuk mundi të refuzonte”.

“Tani i mbetet Zidanes të vendos, nëse Mendy do të startojë para Marcelos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat