Chelsea e Juve "zihen mat", përmbyset situata në orët e fundit

Futboll

Chelsea e Juve "zihen mat", përmbyset situata në orët e fundit

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:07
Maurizio Sarri

Transferimi i Maurizio Sarri te Juventusi mund të shtyhet sërish, pasi skuadra e Chelsea ende nuk po gjen një trajner për të zëvendësuar italianin. Sipas “Sky Sports”, skuadra e Derby County ka nisur bisedimet për t’i rinovuar kontratën trajnerit Frank Lampard. Ai shihej si kandidati i vetëm dhe i duhur për të zëvendësuar Sarri te “blues” sezonin tjetër. Gjithsesi, situata është përmbysur orët e fundit.

Chelsea synonte të sillte një legjendë të klubit (Lampard luajti 13 vjet me “blues”), por ka harruar një detaj: Derby County. Klubi që luan në Championship, në heshtje ka nisur bisedimet me trajnerin për t’i rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon pas dy sezonesh (2021). Derby po këmbëngul shumë për të mbajtur Lampard, çka do të nxirrte jashtë loje Chelsea.

Frank Lampard mund të largohet nga Derby County nëse Chelsea paguan një klauzolë prej 5 milionë eurosh. Duke qenë se londinezët nuk po lëviznin, drejtuesit e Derbi kanë avancuar në bisedimet me trajnerin 40-vjeçar, duke i rritur kontratën. Lampard aktualisht arkëton 3.5 milionë stërlina në vit, por me ofertën e re do të përfitojë 4 milionë stërlina në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat