Mbappe, ‘bomba’ e radhës e Real Madridit - Bota Sot
Mbappe, ‘bomba’ e radhës e Real Madridit

Futboll

Mbappe, ‘bomba’ e radhës e Real Madridit

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:43
Kylian Mbappe

Real Madrid duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve këtë afat kalimtar.

‘Los Blancos’ tashmë kanë zyrtarizuar transferimet si Eden Hazard, Luka Joviç, Eder Militao dhe Ferland Mendy.

Sipas shtypit spanjoll, Real Madridit mund t’i bashkohet edhe një emër i madh këtë verë.

Bëhet fjalë për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, për të cilin 13 herë kampionët e Evropës vazhdojnë të insistojnë.

Për Mbappen, Real Madrid janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 200 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...