Paratici përgatit dy dhurata të çmendura për Sarri-n

Futboll

Paratici përgatit dy dhurata të çmendura për Sarri-n

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 00:37
Fabio Paratici

Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventus-it. Bardhezinjtë, gjithsesi, nuk mund ta zyrtarizojnë akoma italianin para se Chelsea të sigurojë pasardhësin e tij, që pritet të jetë Frank Lampard. 

Pavarësisht këtij ngërçi të përkohshëm, Juventus vazhdon punën në merkato për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë janë në kërkim të lojtarëve premtues dhe kampionëve të afirmuar.

Sipas "Sky Sport", drejtori sportiv i Juventus-it, Fabio Paratici, ka vënë në shënjestër dy emra për të rritur ndjeshëm cilësinë e skuadrës që do të ketë në dispozicion Sarri: Paul Pogba dhe Federico Chiesa. Këta janë objektivat kryesorë të merkatos së bardhezinjve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat