Barzagli zbulon njeriun që i ndryshoi jetën dhe kampionatin më të vuajtur të Juventus-it

Futboll

Barzagli zbulon njeriun që i ndryshoi jetën dhe kampionatin më të vuajtur të Juventus-it

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 07:17
Andrea Barzagli

Andrea Barzagli e ka merituar një vend mes legjendave të Juventus-it pas tetë viteve të suksesshme të kaluara me bardhezinjtë. Në fundin e këtij sezoni, qendërmbrojtësi ka lajmëruar lamtumirën e tij nga futbolli i luajtur dhe në një intervistë të dhënë për JTV ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me momentin e zbarkimit të tij në  Torino. 

Paratici- "Nuk e di pse, por drejtori ynë, Fabio Paratici, vinte të më shikonte te Wolfsburg-u. Më ka ndryshuar jetën dhe karrierën. Kam ëndërruar gjithmonë që të luaja te një skuadër e madhe, shpresoja ta bëja pas Botërorit, por të gjitha ishin të kompletuara dhe unë kam zgjedhur të shkoj në Gjermani". 

"Aty kam fituar një kampionat të pabesueshëm me një skuadër që nuk kishte fituar kurrë në historinë e saj, më pas ka ardhur Juventus dhe kam thënë menjëherë po. Me Allianz Stadium ndryshoi gjithçka, inaugurimi na bëri të kuptojmë se çfarë do të thotë Juventus. Fitorja e titullit të parë na ka projektuar drejt rrugës së duhur, më pas klubi  ka bërë pjesën tjetër dhe ka marrë lojtarë të rëndësishëm, i fundit prej të cilëve ka qenë Cristiano Ronaldo".

Fitore - Shumë suksese, por Barzagli kujton një në veçanti: "Gjëja e jashtëzakonshme është të fitosh përsëri. Në tetë vite mund ta humbasësh një kampionat, ne e kemi nisur keq vitin e pestë, por më pas kemi fituar. Nëse merr në shtëpi tetë kampionate radhazi, krijon një mentalitet të jashtëzakonshëm. Titulli më i vuajtur ka qenë ai i 2018-ës, më i vështiri ai i 2016-ës. Kampionati më i bukur është gjithmonë ai pasardhës, por meqë unë jam tërhequr do të them se ka qenë i pari". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat