Maradona refuzon të kërkojë falje për “Dorën e Zotit”: Ishte hakmarrje ndaj Anglisë

Futboll

Maradona refuzon të kërkojë falje për “Dorën e Zotit”: Ishte hakmarrje ndaj Anglisë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 08:03
Goli me dorë i Maradonës ndaj Anglisë

Diego Maradona ende refuzon të kërkojë falje për golin e tij që njihet si “Dora e Zotit” kundër Anglisë, duke thënë se ishte “hakmarrje simbolike” për Luftën e Falklandit.

Legjenda e Argjentinës shënoi gol në portën e Peter Shilton në çerekfinale të Kupës së Botës të mbajtur në vitin 1986, e që vazhdon të diskutohet edhe kësaj dite.

Incidenti nuk ishte parë nga gjyqtari i ndeshjes apo nga gjyqtarët anësorë, ashtu që goli ishte pranuar, ndërsa ka vite që kujtohet ai moment.

Lufta e Falklandit për të cilën Maradona e ka fjalën, është ajo në mes të Argjentinës, duke humbur jetën 649 ushtarë dhe Anglisë që mbetën të vdekur 255 ushtarë gjatë tre muajve luftime.

“Ne, si argjentinas nuk e dinim se çfarë po ndodhte me luftën, derisa na thoshin se ishim duke fituar, mirëpo në realitet ishte Anglia që na kishte bërë 20-0”, ka thënë legjenda e Napolit.

“Kështu, unë vendosa të bëja një luftë tjetër dhe që duhej ta fitoja. E dija se ishte dora ime që e kishte prekur topin. Nuk e kisha në mendje ta bëja atë gjë, por ndodhi shumë shpejt dhe gjyqtari e as anësorët nuk e panë. Gjyqtari më shikoi mua dhe tha: Gol”.

“Ishte një ndjenjë e mirë që t’i hakmerresha në atë mënyrë Anglisë për atë se çfarë na kishte bërë, andaj nuk kam përse të kërkoj falje”, ka vazhduar më tej Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat