Messi pas humbjes: Nuk kemi kohë të ankohemi, duhet të shohim përpara

Futboll

Messi pas humbjes: Nuk kemi kohë të ankohemi, duhet të shohim përpara

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:16
Messi

Ylli më i madh i skuadrës së Argjentinës, Lionel Messi, ka bërë thirrje që skuadra ta mbaj kokën lartë edhe pas humbjes ndaj Kolumbisë.   

Argjentina e nisi me humbje kampanjën në Kupën e Amerikës, duke u mposhtur nga Kolumbia me rezultatin 0:2.

Gjithsesi, ylli i Barcelonës, Messi, beson se skuadra duhet ta mbaj kokën lartë, dhe të shohin përpara.

“Ka gjëra pozitive që duhen nxjerr nga kjo humbje. Jemi gati të pranojmë sfidat që kemi” ka thënë Messi pas ndeshjes.

“Nuk ka kohë për ankesa, duhet të shohim përpara, të ngrisim kokën dhe të vazhdojmë. Ka akoma shumë në këtë turne” ka thënë tutje numri 10.

“Ata mbajtën topin mirë, por nuk krijuan raste. Kur dolën përpara në pjesën e dytë, shënuan gol. Kur ishim në momentin më të mirë, ata shënuan një gol të bukur që na kushtoi” ishin fjalët e Leo.

Kjo ishte humbja e parë e Argjentinës në kohën e rregullt në këtë kompeticion, që nga humbja e vitit 2007 kundër Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat