Mbrojtësi legjendar italian merr drejtimin e Frosinones

Futboll

Mbrojtësi legjendar italian merr drejtimin e Frosinones

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:32
Alessandro Nesta

Trajneri i ri i skuadrës italiane, që nuk mundi të mbijetonte në Serinë A do të jetë ish-mbrojtësi legjendar, Alessandro Nesta, i cili u preferua “in-extremis” para kandidatit tjetër, Fabio Grosso.

Nesta, ish-trajner i Perugias, gjeti gjuhën e përbashkët me shoqërinë e presidentit Stirpe e mund të kthehet nga Miami, ku po kalon pushimet, në orët e ardhshme për të firmosur kontratën me skuadrën e re.

Një goditje e madhe kjo për Frosinonen, që kërkon të ringrihet shumë shpejt me një legjendë në stol mes më të mirave të Serisë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat