Pogba konfirmon largimin e tij nga Manchester United

Futboll

Pogba konfirmon largimin e tij nga Manchester United

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:56
Paul Pogba

Paul Pogba është njeriu më i përfolur i kësaj merkatoje, krejt kjo pasi ai nuk është i kënaqur me trajtimin në Manchester United dhe me arritjet e klubit.

Kampioni botërorë me Francën nuk i ka mbushur pritshmëritë e tifozëve anglezë, por as atij nuk iu janë përmbushur dëshirat për të fituar trofe.

Së fundi, mesfushori francez ka dhënë një deklaratë ‘bombë’ që mund të ketë irrituar tifozët e United por edhe ta ketë konfirmuar largimin e tij nga klubi gjatë verës.

Ai ka thënë se tani mund të jetë koha më e mirë për sfida të reja, gjë që ka lënë të kuptohet se ai ka vendosur për largimin, me shumë mundësi drejt ‘Los Blancos’, atje ku e pret krahëhapur Zinedine Zidane dhe Madridi.

“Pas këtij sezoni dhe gjithçka që ndodhi këtë sezon, me sezonin më të mirë për mua gjithashtu…Mendoj se për mua do të ishte një moment i mirë për sfida të reja dikund tjetër”, ka thënë Pogba.

“Jam duke menduar për këtë: Që të kem një sfidë të re dikund tjetër”, ka nënvizuar Pogba, duke bërë të qartë kështu largimin e tij nga Old Trafford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat