Pogba e pranon se do të largohet nga Man United në kërkim të një sfide të re

Futboll

Pogba e pranon se do të largohet nga Man United në kërkim të një sfide të re

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:43
Paol Pogba

Paul Pogba e pa pranuar se është duke e menduar largimin nga Manchester Unitedi, në kërkim të një sfide të re këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën, i cili pati një sezon të trazuar në Old Trafford së pari nën urdhrat e Jose Mourinhos e pastaj nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, është synim i dy gjigantëve evropianë, Real Madridit dhe Juventusit.

Në maj, mesfushori francez reagoi ndaj abuzimeve që tifozët e Unitedit ia bënë atij pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premierligë dhe tani thotë se po e mendon largimin pas gjithë asaj që ka ndodhur.

“Jam pjesë e Manchester Unitedit tash e tri vjet dhe kam bërë shumë mirë këtu; kam pasur momente të mira dhe momente të këqija, si të gjithë të tjerët. Siç ndodh çdo kund”, tha Pogba të dielën në një ngjarje komerciale në Tokio.

“Pas këtij sezoni dhe gjithë asaj që ka ndodhur këtë sezon, i cili në të njëjtën kohë ka qenë më i miri për mua, mendoj se tani është koha e duhur për të pasur një sfidë të re diku tjetër. Po mendoj për këtë”, shtoi Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat