Juventus zyrtarizon Sarrin

Futboll

Juventus zyrtarizon Sarrin

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:20
Juventus zyrtarizon Sarrin

60-vjeçari do të marrë vendin e Massimiliano Allegri-t, i shkarkuar në fundin e sezonit të kaluar nga kampionët e Italisë. 

Nuk dihen akoma detajet ekonomike të marrëveshjes. 

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me bardhezinjtë, me opsion për një vit të tretë. 

Pas fitores së Europa League dhe sigurimit të një vendi të tretë në kampionatin anglez në drejtim të Chelsea-t, trajneri italian ka vazhduar të kritikohet nga tifozët dhe media. 

Ai është largohet nga "Stamford Bridge" pas një viti dhe pas një ecurie më shumë se dinjitoze: 40 fitore, 11 barazime dhe 12 humbje, me 123 gola të shënuar dhe vetëm 67 të pësuar. 

Ish-trajneri i Empoli-t dhe Napoli-t ka grumbulluar mesatarisht 2.08 pikë për ndeshje me "Blutë". Vendin e tij të Chelsea pritet ta marrë trajneri aktual i Derby County, Frank Lampard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat