Hysaj mund të nënshkruajë nga kalaja e Rozafës

Futboll

Hysaj mund të nënshkruajë nga kalaja e Rozafës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:44
Hysaj mund të nënshkruajë nga kalaja e Rozafës

Juventusi ka zyrtarizuar pak minuta më parë afrimin e Sarrit në krye të skuadrës, ndërsa me mjaft interes e ka ndjekur këtë lëvizje dhe mbrojtësi Elseid Hysaj. Shkodrani është i larguar nga Napoli dhe ka shumë dëshirë të bashkohet me ish-trajnerin e tij, e aq më tepër në ekipin kampion të Italisë. 

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pas vetes dhe Atletico Madridin e Interin, por oferta e parë e madrilenëve është refuzuar nga skuadra napolitane. Sarri do të vijë me dorë të hekurt në Torino dhe Joao Cancelo e ka mësuar se nuk ka vend në skemat e italianit. 

Hysaj është emri i parë në listë që pritet të zëvendësojë futbollistin portugez. Afrimi i Sarrit në Torino bën që merkatoja të marrë tjetër drejtim. Shkodrani do të martohet në qershor në Shkodër, por kontratën me Juventusin mund ta nënshkruajë dhe prej kalasë së Rozafës...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat