Atletico në ajër, tjetër yll konfirmon largimin nga Madridi

Futboll

Atletico në ajër, tjetër yll konfirmon largimin nga Madridi

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:04
Atletico Madridi

Atletico Madridi duket se do të ribëhet nga e para në verë. Spanjollët kanë marrë goditje të njëpasnjëshme, pasi disa prej yjeve të skuadrës janë larguar, ndërsa të tjerët janë me valixhe në duar. 

I radhës që ka konfirmuar thuajse largimin nga madrilenët është Felipe Luis. Mbrojtësi i krahut foli pas fitores së Brazilit me Bolivinë me rezultatin 3-0 në Kupën e Amerikës. 

"Jam shumë i lumtur me vitin e kaluar tek Atletico Madridi. Ne fituam Superkupën e Europës dhe pavarësisht zhgënjimit në Champions League e mbyllëm kampionatin të dytët. 

"Dua t'u them të gjithëve se do të vendos të ardhmen time pas Kupës së Amerikës. Atletico është një skuadër që do të jetë gjithmonë në zemrën time, pavarësisht se mund të qëndroj, ose mund të largohem. Një vendim po më pret. Kam shumë respekt për kombëtaren dhe pas mbarimit të Kupës së Amerikës do të ulem me menaxherin tim dhe do të vendos". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat