Shqiptarja e Kosovës ‘bombardon’ Tajlandën 

Futboll

Shqiptarja e Kosovës ‘bombardon’ Tajlandën 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:05
Kosovare Asllani

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, është ndër me të merituarat për fitoren e kombëtares së Suedisë me rezultat të thellë 5:1 ndaj Tajlandës, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit F të Kampionatit Botëror që po mbahet në Francë.

Kosovarja me ekipin e saj “bombarduan” me gola Tajlandën! Në minutën e 19-të, Kosovarja me një mjeshtri të rrallë nga afërsia shënon për 2:0 dhe është goli i dytë i saj në këtë garë të madhe. Ajo luajti standarde dhe i gëzohet fitores së madhe.

Golat i shënuan: Sembrant (6'), Asllani (19'), Rolfo (42'), Hurting (81') e Rubensson (90+6') dhe Sungngoen (90+1). Suedia udhëheq në grup me 6 pikë (dy fitore rresht), sfidën e radhës e luan ndaj SHBA-ve (me 20 qershor, 21.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat