Ceballos i Real Madridit shënon gol të çmendur në Euro U-21

Futboll

Ceballos i Real Madridit shënon gol të çmendur në Euro U-21

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:00
Pamje nga ndeshja

Ka nisur Evropiani i 21-vjeçarëve që po zhvillohet në Itali dhe San Marino.

Pas triumfit Polonisë, që e mposhti 3-2 me përmbysje Belgjikën, Italia dhe Spanja janë duke i matur forcat.

Aktualisht, ndeshja është 1-1.

Të parët në epërsi kaluan spanjollët, me golin e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos, një supergol që mund të vlerësohet në fund si më i miri.

Ceballos shënoi në minutën e 6’, kurse italianët reaguan dhe barazuan gjithçka në minutën e 36’.

Federico Chiesa, që po kërkohet nga shumë klube evropiane – realizoi për 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat