Dështoi ta blinte te Milan, Leonardo synon ta transferojë te PSG

Futboll

Dështoi ta blinte te Milan, Leonardo synon ta transferojë te PSG

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 00:52
Leonardo

Në fushatat e fundit të merkatos, serbi i Lazio, Milinkovic-Savic është përfolur gjithmonë për një transferim të mundshëm te Milan, veçanërisht në merkaton e fundit, kur bardhekaltrit refuzuan një ofertë të majme të klubit kuqezi.

Gjërat duket se kanë ndryshuar fuqishëm në këtë merkato aktuale, pasi emri i mesfushorit të Lazio është stacionuar fuqishëm te ekipi kampion në fuqi i Francës Paris Saint-Germain.

Referuar raportimeve më të fundit të “Canal+”, ka patur një takim mes menaxherit të serbit dhe Leonardos, drejtuesi brazilian i rikthyer te PSG, pas aventurës te Milan. Konkretisht PSG po tenton në të gjitha mënyrat për të finalizuar blerjen e 24-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat