Mosha është veç numër, e vërteton Roberto Carlos

Futboll

Mosha është veç numër, e vërteton Roberto Carlos

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 07:45
Roberto Carlos

Roberto Carlos u rikthye në fushën e lojës duke dhuruar një pasim të mrekullueshëm nga mbrapa gjatë një ndeshje bamirësie.

46-vjeçari priti derisa topi të binte poshtë para se ta godiste nga mbrapa me këmbë për të pasuar te Robert Pires.

Është e vështirë të përshkruhet me fjalë madhështia që dhuroi me atë pasim braziliani, të cilin mund ta shikoni më poshtë.

 

Një ndeshje bamirësie u zhvilluar në ‘Stamford Bridge’ mes disa legjendave të Anglisë dhe pjesës tjetër të botës.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 2-2, ndërsa në penallti triumfuan lojtarët nga pjesa tjetër e botës.

E pranishme në stadiumin e Chelseat ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat