Dani Alves: Na mungon Neymar, por duam triumfin

Futboll

Dani Alves: Na mungon Neymar, por duam triumfin

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 20:13
Neymar

Brazili që vjen dhe si favoriti kryesor për fitimin e Copa America, mundi ta niste aventurën e tij në këtë kompeticion më një fitore përballë Bolivisë. Në një dalje përpara mediave, Dani Alves foli rreth skuadrës së tij, teksa nuk harroi pa përmendur dhe mungesën e madhe që ata kanë, Neymar.

“Gjithmonë e kam shprehur, kur ti ke në skuadër një si Neymar, je më i fortë. Ai nuk është me ne në Copa America dhe sigurisht që mungesa e tij ndihet. Gjithsesi ne duhet të japim më të mirën tonë. Luajmë në shtëpinë tonë dhe sigurisht që kjo na favorizon disi. Duhet ta shijojmë këtë kompeticion dhe sigurisht të japim maksimumin për ta fituar atë”, tha Dani Alves.

Më tej mbrojtësi i PSG-së, deklaroi se Brazili ka një skuadër me shumë lojtarë cilësorë, teksa u shpreh se tifozët nuk duhen zhgënjyer, ndërsa shpreson që “Selecao”-n ta shoqërojë edhe fati në Copa America.

“Të gjithë e dimë që kemi një skuadër me yje. Lojtarë që kërkohen nga ekipet më në zë të Europës. E përsëris sërish, fakti që luajmë në shtëpi është një bonus për ne, na motivon disi më tepër se ekipet e tjera pjesëmarrëse. Mbi të gjitha, tifozët tanë nuk duhen zhgënjyer. Shpresoj që gjatë garës në Copa America, të kemi me vete edhe fatin”, tha mbrojtësi.

Sfida e parë për Brazilin pavarësisht rezultatit, pati edhe kontestime nga tifozët, të cilët në momente të caktuara e vërshëllyen skuadrën e tyre. Takimi i radhës për ta do të jetë ndaj Venezuelës, ku sigurisht të paktën në letër, ekipi Tite vjen si favorit dhe nuk pritet që të hasin vështirësi për të siguruar një tjetër 3-pikësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat