Zyrtare: Prishtina vjen me një super transferim nga Vëllaznimi!

Futboll

Zyrtare: Prishtina vjen me një super transferim nga Vëllaznimi!

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 20:42
Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës – para ndeshjeve në fazat e eliminimit të Europa League.

FC Prishtina ka njoftuar para pak minutave se ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur të Vëllaznimit, Tun Bardhoku.

Bardhoku është 25 vjeçar dhe ka qenë pjesë e Vëllaznimit në edicionin e fundit, ku ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira në repartin defansiv.

Ja njoftimi i klubit të Mirel Josës:

“Mirësevjen Tun Bardhoku

Futbollisti i shumë pozitave defansive, sivjet ka spikatur si mbrojtës i majtë.

Bardhoku 25 vjeç sot zyrtarisht iu është bashkuar Prishtinës nga Vëllaznimi”, njofton klubi nga kryeqyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat