Zyrtare: Klubi francez transferon Messin

Futboll

Zyrtare: Klubi francez transferon Messin

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Klubi francez, Dijon ka zyrtarizuar transferimin e Messit. Nuk bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, por për talentin 12-vjeçar Rayane Messi.

“Qendra stërvitore e DFCO së shpejti do të ketë Rayane Messin, i cili së fundmi i është bashkuar klubit tonë”, shprehet klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Rayane, lojtar i lindur më 2007, është larguar nga Versailles 78 dhe i shoqëruar nga prindërit e tij, ka pozuar me fanellën e re.

Ai konsiderohet një lojtar me të ardhme të ndritur. Mbetet të shihet nëse do të shkëlqei si argjentinasi Lionel Messi.

Pasi mban mbiemër të njëjtë me yllin argjentinas, 12 vjeçari do jetë çdo herë në vëmendje të mediave por jo vetëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat