Komuna e Prizrenit pritet të pezulloj financimin e klubit të futbollit "KF Liria"

Futboll

Komuna e Prizrenit pritet të pezulloj financimin e klubit të futbollit "KF Liria"

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 06:11
"KF Liria"

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se sot do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria".

Po ashtu Kuvendi pritet te bej edhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit, derisa të merret një vendim i ri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat