‘’Lukaku duhet të largohet nga Man Utd’’

Futboll

‘’Lukaku duhet të largohet nga Man Utd’’

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:08
Romelu Lukaku

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i ka kërkuar Romelu Lukakut të largohet nga Manchester United përpara sezonin të ri të Premierligës për të rikthyer karrierën e tij në rrugën e duhur.

E ardhmja e 26-vjeçarit te ‘Djajtë e Kuq’ është në dyshim të madh pasi përjetoi një tjetër edicion të vështirë me fanellën e kuqe.

Ish-sulmuesi i Chelseat, West Brom dhe Everton përfundoi duke qëndruar në bankën rezervë që pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer, i cili preferonte Marcus Rashford përpara tij.

“Është e qartë se ai duhet të largohet nga Manchester United”, tha Martinez për të përditshmen belge Het Laatste Nieuws.

”Do të ishte një gjë e mirë për të dyja palët. Tani është e rëndësishme që Romelu të gjejë klubin e duhur”, deklaroi ai.

Sulmuesi belg ka shënuar 15 gola në 45 paraqitje me Man Utd në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat