Ja çfarë i tha një serb Dukës për “Arenën Kombëtare”

Futboll

Ja çfarë i tha një serb Dukës për “Arenën Kombëtare”

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:51
Ja çfarë i tha një serb Dukës për “Arenën Kombëtare”

Shqipëria po ndërton një stadium gjigant dhe FSHF e ka shënuar ndeshjen e 11 shtatorit ndaj Islandës se mund ta luajë në kryeqytet në këtë impiant.

Për këtë, sipas praktikës, UEFA ka sjellë prej dy ditësh në vendin tonë dy inspektorë, Nebojsha Ivkoviç (Serbi) dhe Aleksandër Melo në mënyrë që të ndërtohet një raport mbi afatet e punimeve dhe garancinë se mund të jetë apo jo gati.

“Panorama Sport” ka mësuar se gjatë testimeve të kryera për të gjithë parametrat, daljet e emergjencës, menaxhimin e tifozërisë, mediat dhe transmetimet direkte të ndeshjeve, çështjen e reklamave dhe gjithçka tjetër, dy inspektorët e UEFA-s nuk e kanë fshehur skepticizmin e tyre.

Madje, diçka të tillë, një prej tyre ia ka shprehur edhe vetë presidentit Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. 

Si për ironi të fatit, në vendin tonë ka mbërritur për llogari të UEFA-s një ish-funksionar i lartë i Federatës Serbe të Futbollit, më 14 tetor 2014, kur u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri. Nebojsa Ivkovic, në një bisedë informale me kreun e FSHF-së, ka shprehur skepticizmin për mospërfundimin në kohë të stadiumit.

“Sipas përshtypjeve të mia, nuk do të jetë gati për në shtator. E them këtë duke parë situatën e punimeve, por mbi të gjitha, edhe sepse nevojiten një apo dy ndeshje testuese”, shprehet ai kundrejt kreut të FSHF-së dhe ky i fundit i garanton: “Po bëjmë gjithçka të mundur që  të jetë gati dhe të luajmë në shtator në këtë stadium. Me kompaninë e ndërtimit kemi një kontratë dhe po tentohet që të jetë gati në shtator”, i përgjigjet Duka.

Mirëpo, inspektori i UEFA-s e tregon që në start eksperiencën e tij, teksa përballë anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të institucionit ku punon, nuk ngurron të japë edhe një sugjerim të rëndësishëm.

“Kur të jetë Franca, mund të bëni një reklamë të madhe për qytetin për federatën dhe për Shqipërinë. Ftoni presidentin e UEFA-s dhe të FIFA-s. Do të jetë një stadium i shkëlqyer për të sjellë këtu gjithkënd”, i tregon ndër të tjera ai, numrit një të qeverisë së futbollit në Shqipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat