Bardhoku i Prishtinës

Futboll

Bardhoku i Prishtinës

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:23
Bardhoku i Prishtinës

Mbrëmë vonë është arritur akordi ndërmjet Prishtinës dhe futbollistit të Vëllaznimit, Tun Bardhoku, bëri të ditur FC Prishtina. 

"Bardhoku, 25 vjeç, luan pothuajse në të gjitha pozitat mbrojtëse, por së fundi ka spikatur si mbrojtës i majtë dhe shquhet edhe me golat e asistimet e tij nga krahu i majtë, ndërsa sivjet ka shënuar 3 herë për kuqezinjtë", njofton klubi bardhëkaltër.

“Thjesht zgjodha Prishtinën për arsye se është ndër klubet me të vjetra dhe më e trofeshmja në vend dhe është kënaqësi e madhe që një klub si Prishtina të më ofroj që t’i shërbej asaj me cilësitë e mia”.

“Po ashtu ishte edhe zgjidhje e vështirë, sepse kisha edhe një ofertë të mirë jashtë vendit dhe ndërmjet dy opsioneve, megjithatë zgjodha të mbroj ngjyrat e Prishtinës”.

“Normalisht, asnjë lojtar nuk vije pa pak frikë, Prishtina është klub i madh, ka ekip mjaft cilësor, ka shumë konkurrencë, por unë kam besim se do të përballoj konkurrencën. Përndryshe pres, nuk e them vetëm me fjalë, por e besoj që mund ta rikthejmë titullin e kampionit, sepse me lojtarët që jemi dhe me punën që bëhet të jep shumë shpresë”, ka thënë Tun Bardhoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat