Vëllaznimi i reagon Prishtinës

Futboll

Vëllaznimi i reagon Prishtinës

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:44
Tun Bardhoku

Dy skuadra me renome përplasen mes vete për futbollistin Tun Bardhoku. Prishtina ka konfirmuar përforcimin me Bardhokun, por Vëllaznimi reagon se ai ka kontratë valide me klubin.

“Informata që dje u plasua në portale se futbollisti ynë Tun Bardhoku, ka kaluar tek radhët e Klubit të Futbollit “Prishtina” na ka befasuar.  Kjo për faktin se futbollisti Bardhoku ka kontratë valide me Klubin tonë.

Është e vërtet që Tun Bardhoku ka biseduar me kryetarin e klubit Agim Cana, dhe nga i njejti e ka marrë premtimin preliminar se nuk do të pengohet nëse i jepet rasti që të angazhohet në ndonjë klub jashtë Kosovës, gjë që e ka kërkuar edhe vetë futbollisti.

Jemi të befasuar edhe me sjelljen e zyrtarëve të klubit Prishtina, të cilët, edhe pse e kanë ditur që Bardhoku ka kontratë me Vëllaznimin, kanë vënë kontakt me futbollistin pa e paralajmëruar fare klubin tonë, që paraqet shkelje të dispozitave të Rregullores për Transferin dhe Regjistrimin e Lojtarëve të FFK-së”, thuhet në reagimin e FC Vëllaznimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat