Krasniqi shkëput kontratën me Dritën

Futboll

Krasniqi shkëput kontratën me Dritën

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:30
Krasniqi shkëput kontratën me Dritën

Futbollisti Festim Krasniqi nuk është pjesë e Dritës nga Gjilani “Nga sot më nuk do jem pjesë e FC Drita, pas bisedimeve me drejtorin e klubit kemi rënë dakord që me marrëveshje ta shkëpusim kontratën.

Falënderoj të gjithë udhëheqësit e klubit, ish trajnerin profesor Shpëtim Duro për besimin, tifozët Intelektualët për përkrahjen dhe bashkëlojtarët.

Familje, shoqëri, media si dhe ju opinioni sportdashës, shumë shpejtë do ju njoftojë për vendimin tim se pjesë e cilit klub do të jem në të ardhmen, ngase jam duke i shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha ofertat e klubeve të ndryshme, të ardhura në adresë timen”, shkroi Krasniqi në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat