Afërdita, tërë jetën ia kushtoi sportit

Futboll

Afërdita, tërë jetën ia kushtoi sportit

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:30
Afërdita, tërë jetën ia kushtoi sportit

Ish futbollistja e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta, Afërdita Fazliu, aktualisht selektore e kombëtares së Kosovës, ftohet në një ngjarje të rëndësishme.   

“E ftuar në SKx është shqiptarja e parë femër që luajti futboll profesionist, Afërdita Fazlija, selektore e kombëtares së Kosovës për femra, si dhe zv.drejtoreshë në Departamentin e Sportit të Kosovës MKRS.

Në vitet e 1984-85, Afërdita Fazlija ishte një futbolliste cilësore. Pas dy viteve, ekipi i saj ka hyrë në superligë, ku Aferdita luajti standarde. Në dy vitet e fundit ishte kapitene e ekipes.

Afërdita, tërë jetën ia kushtoi sportit dhe gjithmonë në shpirt e ka futbollin.
Qendra Rinore Publike e Skenderajt ka nderin që para sportistëve dhe të rinjve të Skenderajt ta sjellë një femër të suksesshme në sport, që vjen nga Skenderaj.

Aferdita do ta mbajë një ligjëratë të hapur ne lokalin Ndërmarrja Sociale “Snap Cake” në Skenderaj me datën 19.06.2019, nga ora 16:00”, thuhet nga organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat