Arsenali bënë ofertë për Meunier

Futboll

Arsenali bënë ofertë për Meunier

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:45
Foto

Unai Emery dëshiron të punojë përsëri me mbrojtësin belg.

Arsenali këmbëngul për blerjen e Thomas Meunier.

“Topçinjtë” kërkojnë të përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe 27-vjeçari, i cili nuk konsiderohet i pashitshëm nga Paris Saint Germain, duket përforcimi ideal për këtë pozitë nga Unai Emery.

Trajneri 47-vjeçar e pëlqen shumë belgun me të cilin ka punuar te PSG dhe për këtë arsye insiston që ta marrë në Emirates.

Arsenali është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro, por PSG kërkon 30, prandaj klubet do të negociojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat