Arrihet marrëveshja, ylli i PSG-së i bashkohet Juventusit

Futboll

Arrihet marrëveshja, ylli i PSG-së i bashkohet Juventusit

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:59
PSG

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, ka arritur marrëveshje me Juventusin për t’iu bashkuar kampionit italian si lojtar i lirë.

Sipas El Chiringuito në Spanjë, Rabiot do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin dhe do të ketë pagë vjetore prej 7 milionë euro.

Për më tepër, bardhezinjtë janë pajtuar që t’ia paguajnë atij edhe një shumë prej 10 milionë euro për transferimin.

24-vjeçari i ka zhvilluar 200 paraqitje për PSG-në, duke i fituar gjashtë tituj në Ligë 1.

Megjithatë, mospajtimet rreth kontratës së re bënë që ai të dëbohej nga ekipi i parë në dhjetor dhe që prej atëherë nuk ka luajtur futboll.

Atij i skadon kontrata me kampionin francez këtë muaj dhe është i lirë t’i bashkohet kampionit italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat