Rashica pushon në bukuritë e Maldiveve, megjithatë ka një ankesë

Futboll

Rashica pushon në bukuritë e Maldiveve, megjithatë ka një ankesë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 17:19
Milot Rashica

Futbollisti më i dashur i kombëtares së Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka vendosur që të shkojë në pushime në Hurawalhi Island Resort të Maldiveve.

Rashica e përfundoi një sezon fantastik me Werder Bremenin dhe me Kosovën, dhe tashmë përflitet si transferim i mundshëm edhe në shumë ekipe të ndryshme evropiane, përfshirë Bayern Munchenin.

Së bashku me të dashurën, ai ka mbërritur në rezortin në fjalë, i cili i ka uruar mirëseardhje, por Rashica ka pasur me ironi një ankesë duke thënë “S’keni kallu që o vront koha”.

Ai u duk në humor të mirë, duke u qeshur, por me një mot të errtë në prapavijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat