Pogba i dërgon sinjale Juventusit - Bota Sot
Pogba i dërgon sinjale Juventusit

Futboll

Pogba i dërgon sinjale Juventusit

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 17:50
Pogba i dërgon sinjale Juventusit

Prej kohësh në mediat italiane qarkullojnë lajme mbi një interesim të mundshëm të Juventusit për Pol Pogba.

Por këto lajme shtohen më shumë ditën e sotme, dhe për këtë shkak është bërë pikërisht mesfushori francez.

Ditën e sotme 26-vjeçari ka postuar në profilin e tij në instagram një foto ku shihen disa tifozë kinez, që mbajnë fanellat e Pogba, një me numrin 6 që mbante kur ishte tek Juventusi, dhe fanellën me numrin 10 që mbajti sezonin e fundit tek “Zonja e vjetër”.

Për francezin interesohet edhe Real Madridi, për të cilin trajneri Zinedin Zidan ka një simpati të madhe. Gjithsesi kjo foto që ka postuar Pogba shton dhe më shumë zërat për një largim të mundshëm  të tij në drejtim të Juventusit.

Edhe pak dit më parë mesfushori deklaroi që është gati për të nisur një sfidë të re, dhe mundësitë që ai të qëndrojë tek Mançester Junajtid janë të pakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...