Rasti i artë i një skuadre në Kosovë për 1 milionë euro!

Futboll

Rasti i artë i një skuadre në Kosovë për 1 milionë euro!

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 17:52
Rasti i artë i një skuadre në Kosovë për 1 milionë euro!

Rrugëtimet e Champions dhe Europa League 2019-2020 do të nisin që në fund të qershorit, me turet paraeliminatore (dikur të quajtur turet e para kualifikues) për federatat me koeficient më të ulët në renditjen UEFA. Kështu, dy skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në Champions dhe Europa League janë Feronikeli (kampione) dhe Prishtina (vendi i dytë).

Më 25 qershor, kampionët e Kosovës, Feronikeli, do të sfidojnë fituesit e titullit në Gjibraltar, Lincoln Red Ips në njërën nga gjysmëfinalet e kësaj faze. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Tre Penne (San Marino)-Santa Coloma (Andorra). Ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë, stadiumi "Fadil Vokrri".

Më pas, në datën 28 qershor, do të luhet finalja po në Prishtinë, me dy fituesit e gjysmëfinaleve. Ndërkohë, në rast se Feronikeli do të fitonte të dy ndeshjet e saj, duke shkuar në turin e parë të Champions League, atëherë do të siguronte edhe turin e dytë kualifikues të Europa League, në rast se eliminohej nga Champions.

Por, le të shkojmë te një tjetër fakt interesant. Në rast se fiton mini-turneun me katër skuadra në turin paraeliminator të Champions, atëherë do të përballej me skuadrën e TNS (kampione e Uellsit). Një kundërshtar jo i fortë në letër dhe që ka rënë shumë vitet e fundit.

Një shans i artë ky për Feronikelin, sepse kualifikimin në turin e dytë të Champions do të thotë të kesh siguruar turin e tretë të Europa League, pra edhe dy ndeshje më shumë, që në total do ta çonin plot 8 ndeshje ecurinë në Europë dhe arkëtime të frikshme: më shumë se 1 milionë euro për skuadrën kosovare.

Në fakt, vetëm kualifikimi në turin e parë të Champions është mbi 200 mijë euro, më pas çdo tur prek këtë shifër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat